Donaldi flet se si është pa Beatrixën brenda shtëpisë së ‘Big Brother’

Donaldi flet se si është pa Beatrixën brenda shtëpisë së ‘Big Brother’

Mbrëmë nga Big Brother VIP është eliminuar këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj.

Beatrix ishte e larguara e radhës nga vota e publikut, ndërsa ishte në nominim bashkë me Donald Veshaj dhe Eixhel Shkira.

Pas largimit të saj nga shtëpia, i prekur nga kjo ishte partneri i saj, Donaldi, të cilët nisën një romancë brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe ishte një prej ngjarjet më të komentuara.

Gjatë një diskutimi me banoren tjetër Egzona Rafuna në oborrin e shtëpisë pas spektaklit të mbrëmshëm, Donaldi i tha se i dukej e çuditshme pas Beatrixën.

“Sa e çuditshme më duket që nuk është Trixa”, ka thënë Donaldi.

Ndërsa, Egzona u shpreh se nuk u ka mbet shumë dhe kur të dal nga këtu do të jenë bashkë.

Shpërndaje në: