Doni ta bëni trupin pleh për tokë pasi të vdisni? Kompania amerikane me ide revolucionare varrimi

Doni ta bëni trupin pleh për tokë pasi të vdisni? Kompania amerikane me ide revolucionare varrimi

Vdekja vjen për secilin prej nesh, dhe s’është asnjëherë e lehtë. Nëse varrezat dhe funeralet nuk ju japin ndjenjën që dëshironi, atëherë shqyrtojeni mundësinë që trupin tuaj ta mbuloni me dhe e bakterje në mënyrë që të bëhet tokë pjellore.

Ideja që mbetjet njerëzore të bëhen tokë e pasur e që mund të çojë në jetë të re duket goxha e mirë së fundi.

Pas një dekade të planifikimit dhe rritjes së fondeve dhe një përpjekjeje që doli e suksesshme për të ndryshuar ligjin shtetëror në Washington, Recompose, shtëpia e funeraleve e kompostimit, është e hapur për biznes.

Kjo kompani, që trupin e parë të vdekur e mori në muajin dhjetor, duket më shumë si një zgjua bletësh gjigante se sa si një deponi. Çdo formë heksagoni është një tub i gjatë i mbushur me drunj të hollë, jonxhë e kashtë. Aty qëndrojnë mbetjet njerëzore të cilave kur iu shtohet bakteriet organike, bëhet një pjesë e madhe plehu, përcjell Periskopi nga BTh.

Procesti në fjalë, të cilit i referohen si “reduktimi natyror organik”, merr diku një muaj dhe kushton 5 mijë e 500 euro.

Më pas familjet e të vdekurit mund të vendosit të gjejnë një shtëpi në natyrë për mbetjet në fjalë.

Në vitet e fundit po ndryshojnë edhe qëndrimet sa i përket vdekjes dhe lëvizja që po quhet “vdekje pozitive” po merr vëmendje të madhe. Kjo nënkupton në ri-imagjinimin e vdekjes prej një drite më perspektive për t’i përkujtuar njerëzit.

Kompania që kthen kufomat në pleh thotë që një metrik ton i dioksid karbonit ruhet për çdo person që kompostohet, dhe jo kremohet.

Pas Washingtonit, një gjë e tillë është bërë e ligjshme edhe në Colorado./Periskopi.

Shpërndaje në: