Donjeta Sadiku fantastike, mposht ish-kampionen evropiane në boks

Donjeta Sadiku fantastike, mposht ish-kampionen evropiane në boks

Boksierja Donjeta Sadiku sot në çerekfinale të turneut ndërkombëtar “Balkan Sofia” mundi bindshëm boksieren me përvojë, ish-kampionen evropiane nga Franca, Hamadouche Maiva.

Medalistja botërore Sadiku nuk lejoi befasi dhe qysh nga raundi i parë filloi të boksojë në mënyrë taktike, duke goditur kundërshtaren, e cila gjatë tre raundeve sulmoi Donjetën, por ajo në mënyrë profesionale iu shmang goditjeve të boksieres franceze. Në fund të duelit, Donjeta unanimisht shpallet fituese.

Sadiku nesër, në gjysmëfinale, përballet me boksieren nga Zvicra, Ana Milisic.

Shpërndaje në: