Donnarumma sqaron situatën: Nuk kam probleme te PSG

Donnarumma sqaron situatën: Nuk kam probleme te PSG

Donnarumma nuk ka kaluar ditët e tij më të mira të mundshme që nga kalimi te PSG.

Portieri italian pritej të ishte titullar i padiskutueshëm te PSG, por aty ka gjetur një Keylor Navas që vështirë i lëkundet pozita.

Shumë medie raportojnë për probleme brenda grupit, pikërisht për pozitën e portierit, por veti ai ka thënë se nuk ka asnjë problem.

“Nuk ka probleme. Unë jam në Paris për të luajtur, është normale që në fillim të ketë këso gjërash”, ka thënë Donnarumma, transmeton Periskopi.

“Nuk do të ketë probleme për mua, as në kombëtare”, shtoi ai.

Thuhet se lojtarët e PSG që kanë prejardhje nga Amerika Latine janë grupuar pro Keylor Navas dhe kjo është arsyeja pse Pochettino po e zgjedh atë si titullar. /Periskopi/

Shpërndaje në: