Dortmund fiton ndaj Hoffenheim në thrillerin e minutave të fundit, Haaland vesh teshat e heroit

Dortmund fiton ndaj Hoffenheim në thrillerin e minutave të fundit, Haaland vesh teshat e heroit

Borussia Dortmund ka marrë tri pikë të reja në kuadër të xhiros së tretë në Bundesliga.

Dortmund ka shënuar fitore me rezultatin 3:2 ndaj Hoffenheim, në një ndeshje ku gjithçka u vendos në minutat shtesë, shkruan Periskopi.

Skuadra e Rose e gjeti rrugën e golit në minutën e 49’ të takimit, kur Reyna shënoi për 1:0, pasi pranoi një asistim nga Bellingham.

Megjithatë, mysafirët nga Hoffenheim reaguan me anë të Baumgartner, i cili në minutën e 61’ riktheu baraspeshën në fushë.

Por, vetëm tetë minuta pas këtij goli, në skenë doli përsëri Bellingham, kësaj radhe në rolin e realizatorit, për të shënuar golin e epërsisë së dytë për Dortmund.

Por, kur të gjithë mendonin se loja po shkonte drejt fundit, Dabbur i Hoffenheim gjeti golin, në minutën e 90’.

Dortmund gjeti forcën që edhe një herë të gjente golin, dhe në minutën e 91’, Erling Haaland shënoi për 3:2.

Tani, Dortmund numëron gjashtë pikë pas tri xhirove, derisa skuadra e Hoffenheim mbetet në kuotën e katër pikëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: