Dortmund merr tri pikë ndaj Augsburgut, Reus prek kuotën e 100 asisteve

Dortmund merr tri pikë ndaj Augsburgut, Reus prek kuotën e 100 asisteve

Borussia Dortmund ka marrë një fitore të re në Bundesliga, duke mposhtur skuadrën e Augsburg.

Skuadra e Rose ka shënuar fitore 2:1, për të arkëtuar tri pikë të reja në kampionatin gjerman, shkruan Periskopi.

Goli i parë i takimi u shënua në minutën e 10’ të takimit, nga Raphaël Guerreiro. Portugezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Mysafirët reaguan me anë të Andi Zeqirit, i cili në minutën e 35’ barazoi shifrat në 1:1.

Por, Dortmund gjeten forcën që edhe një herë të shënonin gol. Në golin e dytë, asistues i Julian Brandt ishte Marco Reus, i cili numëroi asistin numër 100.

Goli i Brandt ishte vendimtar në këtë takim dhe i siguron tri pikë Dortmundit, që tani pas shtatë xhirove numërojnë 15 pikë. Augsburg në anën tjetër mbeten me pesë pikë në shtatë xhiro. /Periskopi/

Shpërndaje në: