Dr. Ramiz Lladrovci len Shqipërinë për Drenasin

 Dr. Ramiz Lladrovci len Shqipërinë për Drenasin

Burime të Gazetës Monitor, brenda PDK-së kanë bërë me dije se Lladrovci po shihet si figura e vetme unifikuese e cila mund ta mbajë të bashkuar degën e Drenasit dhe t’i fitojë zgjedhjet në këtë komunë.

Ndërkohë, në medie është shkruar se për kryetar të Drenasit mund të kandidojë edhe kryesuesi aktual i Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj.

Vet Bazaj, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka bërë me dije se tashmë ka filluar fushatën, ndonëse ende nuk janë shpallur zgjedhjet për këtë komunë nga ana e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Gjatë ditës presidenti Thaçi ka paralajmëruar se zgjedhjet për këtë komunë do të shpallen brenda  dy  ditëve.

Drenasi pritet që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që tash e disa ditë është pa kryetar komune. Ish-kryetari Nexhat Demaku, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, meqë Gjykata e Apelit, vërtetoi aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si ‘Drenica 2’.

Shpërndaje në: