Dragash – Dyshohet se e vrau nënën, policia jep detaje të reja

Dragash – Dyshohet se e vrau nënën, policia jep detaje të reja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin në Dragash ku dyshohet se i biri vrau nënën e tij, raporton Periskopi.

Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor.

“Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur ndonjë mjet me të cilin ka mundur të kryhet vepra, viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës”, thotë policia ndër të tjera.

Raporti i plotë:

Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit.
Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor.
Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur ndonjë mjet me të cilin ka mundur të kryhet vepra, viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës.
I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore.
Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij ras

Shpërndaje në: