Drejtori i IKSHPK-së bën të ditur nëse në Kosovë ka aktualisht raste të Lijës së Majmunëve

Drejtori i IKSHPK-së bën të ditur nëse në Kosovë ka aktualisht raste të Lijës së Majmunëve

Drejtori i Institutit Shëndetësorë  Publik të Kosovës, Naser Ramadani është deklaruar sot para mediave lidhur me përhapjen në shumë vende të botës të virusit të njohur si “Lija e Majmunëve”.

Ramadani ka konfirmuar se aktualisht në Kosovë nuk ka asnjë rast me këtë virus.

Ai tha se nuk ka patur asnjë konfirmim për shpërndarje të mundshme të këtij virusi, teksa shtoi se IKSHPK është  në gjendje gatishmëri për çfarëdo ndryshimi.

“Aktualisht në Kosovë nuk ka raste të dyshimtë të raportuara nga institutet shëndetësorë. Për çdo ndryshim IKSHPK është në gjendje gatishmëri”, tha ai.

Duke folur për simptomat që ka ky virus, Ramadani theksoi se zakonisht periudha që zgjatë “Lija e Majmunëve” është 13 ditë,deri në 21.

“Shfaqet me ethe, ënjtje të nyejve limfatike.Është sëmundje me simptomat të kufizuara që zgjasin nga dy deri në 4 javë. Përmes kontaktit të ngushtë me njerëzit e infektuar, por edhe me kafshë të infektuara. Virusi transmetohet nëprmjet kontakteve, pikave të frymëmarrjes apo të tjera.Paraqitja klinike ngjan me linë e ujit dhe është e lidhur ngushtë me të. Mbikqyrja dhe intervenimi nga shpërthimi mund të parandalohet duke shtuar vigjilencën nga rastet e para në botë. Punëtorët shëndetësorë dhe anëtarët e familjes janë më të rrezikuar nga ky virus.”, tha ai.

Tutje Ramadani theksoi se nëse është e mundur duhet të zgjidhen personat e vaksinuar kundër lijës të kujdesen për pacientët, pasi rreziku është më i paktë.

“Mostrat duhet të trajtohen nga staf i trajnuar, edukim i rrezikut nga transmetimi prej kafshëve duhet të ketë kujdes të shtuar.Të gjitha ushqimet që kanë përbërje nga kafshët duhet të gatuhen shumë mirë para servimit.”, shtoi ai.

Shpërndaje në: