Drejtori i komunës së Gjakovës për Periskopin tregon gjendjen pas vërshimeve: 14 persona të evakuuar, 35 lokacione në intervenim

Drejtori i  komunës së Gjakovës për Periskopin tregon gjendjen pas vërshimeve: 14 persona të evakuuar, 35 lokacione në intervenim

Drejtori i Emergjencave në Gjakovë, Haxhi Sejdiu për Periskopin ka treguar gjendjen në këtë komunë pas vërshimeve të mëdha, ku janë evakuar 14 persona e në intervenim janë 35 lokacione.

Ai tutje ka treguar se ku kanë intervenuar më urgjentisht, përfshirë shumë fshatra. Sejdiu po ashtu njoftoi edhe për nivelin e lumenjve.

”Kemi diku 35 lokacione në intervenim e sipër, por rrezik për jetën s’ka. Aty ka ka pasë, i kemi evakuuar 14 persona.  Më problematike e kemi gjendjen te pika e zezë. Përmbytje dmth. Edhe bodrumet, shtëpitë, përdhesa edh e kemi te Shota Galica ka përmbytje të lumit  Erenik. Lumi Krena ka pasë ngritje të mëdha por ka rënë për më tepër se 1 metër.  Edhe në fshtra përreth, në Rugovë, Përdesanë, Mejë, e në gjithë anët ka problem, por është prej kuotave zero që i kemi pasë lumenttë dje, sot i kemi në kuotat maksimale. Brenda 24 orëve e kemi një përmbytje të madhe. Ekipet tona me pompa janë në terren. Edhe prej Agjencionit të Emergjencës të Prishtinës gati janë t’u ardhë. Veç sa s’kanë mbërri. Po ashtu edhe kompania rajonale e Ujësjellësit Gjakova është edhe ajo t’u intervenu nëpër nyje të kanalizimit që janë të bllokume.”, ka thënë Sejdiu për Periskopin.

Sejdiu është pyetur edhe për veturat e përmbytura, ku tregoi ku ka ndodhur dhe pse.

‘’‘’Është rruga kryesore që shkon në Gjakovë, dalja për në Pejë, ka punime, kanalizimi është duke u punuar në ato rrugë dhe ka pasë rënie të dendur. Ka pasë ndonjë lëvizje të veturave si më në krah, por jo nuk ka ndonjë rrezik për jetë. Dëme po. ‘’

Vërshime të ngjashme ka edhe në komunën e Rahovecit. Periskopi ka provuar të kontaktojë kryetarin Smajl Latifi, por deri tani ka qenë i paqasshëm./Kaltërina Misini -PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: