Drenas: Arrestohet një i dyshuar për materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve
Është arrestuar një i dyshuar për veprën penale “materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqtrajtimit seksual të fëmijëve”, në Drenas.
Policia ka konfiskuar dy telefona lidhur me rastin.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Si prova materiale janë konfiskuar dy telefona celular dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Periskopi



