Drenas: Një person vetplagoset derisa po voziste
Policia ka njoftuar se një person në Drenas është vetplagosur derisa po voziste.
“MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE PËRDORIMI I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM- Drenas / 07.02.2026 – 13:40. I dyshuari m/k derisa ka qenë duke drejtuar (vozitur) veturën e tij, dyshohet se është vet-plagosur me armë zjarri në këmbën e majtë afër gjurit. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është konfiskuar një Pistolet, pesë fishkë dhe një gëzhojë. Rasti nën hetime.”./Periskopi/



