Drenica i ka disa pyetje për Hashim Thaçin

Ditë më parë në Skënderaj ishin shfaqur grafite ku kërkohej të dihej nga Hashim Thaçi, kreu i PDK-së ku është Sami Lushtaku. E sot në Drenas janë shfaqur grafitë të cilat shtrojnë pyetje drejt zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi.
Udhëheqësi i PDK-së, parti e cila pos Skënderajn edhe Drenasin e ka bastion, kësaj radhe nëpërmes grafitit është pyetur se ku janë vëllezërit Ramadani, Demaku dhe Kiqina.
“Hashim… Ku janë vellezrit Ramadani, Demaku, Kiqina?”, shkruhet me të kuqe, në tri lokacione të Drenasit.