“Dritë për Komunat” – AAK nis fushatën zgjedhore të shtunën në Prishtinë në ora 13:00
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se partia do të hapë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025 më 13 shtator 2025, në ora 13:00, në Hotel Venus, Prishtinë.
Në postimin e tij në Facebook, Haradinaj thekson “Slogani ynë është ‘Dritë për Komunat’, pasi qeverisja e AAK-së në komuna ka dëshmuar rezultate konkrete, duke ofruar modele të suksesshme të udhëheqjes dhe zhvillimit lokal. Kryetarët tanë dhe ekipet qeverisëse kanë arritur suksese të prekshme, duke u renditur lart në tabelat e performancës komunale.”
Ai shton se gjatë viteve të qeverisjes, AAK ka sjellë një frymë të re në administratë dhe ka ndryshuar pamjen e qyteteve.
“Aleanca jonë me qytetarët është e qëndrueshme dhe e ndërtuar mbi besim të ndërsjellë,” shkruan Haradinaj.



