Driton Kuka: Besojmë në pastërtinë tuaj president
Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, i ka ofruar mbështetje Hashim Thaçit, i cili dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, për t’u përballur me akuzat për krime lufte në gjykatën e Hagës.
Thaçi njoftoi sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Prishtinë se do të heqë dorë nga posti i presidentit pasi i është konfirmuar aktakuza për krime lufte nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.
Ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte i pranishëm në stadium kur Majlinda Kelmendi ia fitoi Kosovës medaljen e parë olimpike në historinë e saj në vitin 2016 në Rio.
Majlinda e fitoi medaljen e artë në xhudo.
Në një reagim në Facebook, Kuka e publikoi një fotografi ku shihet atëherë presidenti i Kosovës Thaci dhe Kelmendi pas triumfit të saj në Rio.



