Dronët rusë sërish shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë

Dronët rusë sërish shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë

Autoritetet moldave kanë njoftuar se dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të vendit, duke paraqitur një kërcënim për aviacionin.

Ishte shkelja e tretë e tillë brenda nëntë ditësh, raporton skynews.

Ministria e Brendshme e Moldavisë tha se kishte identifikuar dy dronë si rusë dhe se ata kishin fluturuar mbi territorin moldav, duke detyruar mbylljen e hapësirës ajrore të vendit.

Më pas, dronët fluturuan drejt territorit ukrainas, shtoi ministria. Shteti ish-sovjetik ndodhet midis Ukrainës dhe Rumaniës, anëtare e BE-së.

Në një postim në X, presidentja Maia Sandu tha se “në rrugën e tyre për të vrarë civilë, dronët rusë përsëri shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë, duke detyruar mbylljen e saj të përkohshme. Ne i dënojmë këto sulme dhe qëndrojmë pranë Ukrainës”.

Moldavia ishte ankuar për një shkelje të ngjashme më 20 nëntor dhe përsëri më herët këtë javë.

Shpërndaje në: