Dua Lipa drejt ndarjes nga Anwar Hadid?

Periskopi.com Showbiz

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë dy vjet që janë bashkë dhe deri tani mes tyre duket se gjithçka ka shkuar mirë.

Mirëpo, një raport i ri thekson se lidhja e tyre është në krizë. Këngëtarja 26-vjeçare nga Kosova dhe modeli amerikan 22-vjeçar, nuk janë parë së bashku në gjashtë javët e fundit, për shkak të agjendave të tyre të ngjeshura në punë.

Sipas një burimi të afërt, çifti hodhi idenë për t’i vënë frenat romancës së tyre muajin e kaluar, pasi udhëtimet dhe qëndrimet e gjata larg njëri-tjetrit po rezultojnë të vështira.

“Lidhja e tyre po kalon një krizë dhe duket se gati është shembur”, ka thënë burimi.

Dua raportohet se kohëve të fundit është e angazhuar në incizimin e albumit të ri, duke lëvizur herë në Londër e herë në Los Anxhelos, derisa Hadid po qëndron më shumë në New York.

Ndërkohë, vëllai më i vogël i motrave Hadid, Gigi e Bella Hadid, kishte shkruar pak kohë më parë në Instagram se është falënderues për të dashurit e tij të cilët “po e lejojnë që të mësohet të jetë i lumtur me veten”.

Dua ka nisur lidhjen me Anwar në qershor të vitit 2019, ndërkohë që këngëtarja e hitit “Levitating” ka deklaruar në një intervistë për “Rolling Stone” se ndihet shumë mirë në këtë lidhje.