Dua Lipa lë anash inatet, pranon bashkëpunimin me Rita Orën: Hajde shqipeee
Bebe Rexha ka bërë një kërkesë interesante për këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max.
Këngëtarja me origjinë nga Dibra që po ndërton karrierë në SHBA dëshiron një bashkëpunim ndërmjet katër yjeve të mëdha të skenës botërore, transmeton Periskopi. Bebe ka bërë një postim në Tëitter ku shkruan se dëshiron një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max.
E nëpërmjet kësaj, ajo ka treguar se dëshiron që të katër vajzat me origjinë shqiptare të bashkohen në një këngë. Ava Max ka komentuar në postimin e Bebes duke dhënë aprovimin e saj. Këtë ide e ka mirëpritur edhe Dua Lipa, duke lënë një koment fantastik në T2witter. ‘Hajde shqipeee’, ka shkruar Dua.
Vetëm Rita ORa nuk e ka komentuar ende këtë propozim. Rikujtojmë se Dua dhe Rita për një kohë të gjatë janë përfolur se nuk kanë marrëdhënie të mira mes vete. Sidoqoftë duket se të dyja do lënë anash inatet dhe të bashkojnë forcat./Periskopi/




