Dua Lipa u bashkohet thirrjeve për dënim të dhunuesve në luftën e Kosovës

Dua Lipa u bashkohet thirrjeve për dënim të dhunuesve në luftën e Kosovës

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, u është bashkuar thirrjeve për marsh para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë në New York, më 28 tetor, në kërkesë për drejtësi për më shumë se 70 mijë personat e dhunuar gjatë luftërave në Bosnje, Kroaci e Kosovë.

“Bashkojuni Vasfije Krasniqi-Goodman, në #RallyForHerJustice më 28 tetor në New York. Vasfije është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut që e ka për mision mbrojtjen e të mbijetuarve në Kosovë dhe në botë duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Dua Lipa në një postim në Instagram teksa ka shpërndarë një fotografi me thirrjen për marsh.

Thirrja po bëhet nga aktivistë të shumtë dhe fytyra të njohura publike.

Vetë Krasniqi-Goodman ka shprehur ditë më parë falënderime për përkrahjen në kampanjë që ka thënë se qëllim e ka sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për të ndëshkuar kriminelët dhe shtetin serb për krimet e kryera në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

Shpërndaje në: