Duda Balje: Do të votoj dhe flas si mendoj vet, jo siç do Vetëvendosje

Duda Balje: Do të votoj dhe flas si mendoj vet, jo siç do Vetëvendosje

Është shtyrë votimi i kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për përjashtimin e deputetëve Duda Balje dhe Ljubinko Karagjiq nga Komisioni Hetimor për Energji.

Balje e lëshoi paraprakisht mbledhjen, derisa në një prononcim për Klan Kosovën tha se do të vazhdojë të votojë dhe të flasë si mendon vet dhe jo si do Vetëvendosja.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta bojkotojë komisionin deri të fillojnë intervistimet, pasi konsideron se shumica nuk është serioze.

Mbledhjen e kaluar, Balje ka kundërshtuar propozimin e VV-së që intervistat të bëhen sipas periudhave të caktuara “cik-cak”, jo kronologjikisht.

Shpërndaje në: