Duda Balje: Qëndrimin e kemi të njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, para fillimit të seancës së 9-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka thënë se nuk ka ndërruar qëndrim.
Balje para gazetarëve ka thënë nuk kanë pasur marrëvshje dhe mirëkuptim me deputetin Albin Kurtin, raporton Periskopi.
“Asnjë takim, qëndrimi mbet i njëjtë . Mosmarrëveshje, dhe mos mirëkuptim. Me partinë me të cilën e cila i ka fituar zgjedhjet. Tretmanin të cilin e kemi pasur para dhe pas zgjedhjeve. Ne si parti gjithmonë e kemi përsëritur. Nuk e votojmë”, tha ajo.
Ajo ka treguar se ka pasur takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
“Ne jemi takuar me zotri Ramush Haradinaj, ende nuk kemi vendosur me u bashkangjitur me grupin parlamentar. Ofertë nuk kemi vetëm me iu bashkangjitur në grup. Por, nuk kemi vendosur ende. Unë nuk mundem me fol për Veton Berishën, por për vetën. Nuk kam vendosur”, tha ajo, raporton Periskopi.
Sa i përket kryetarit të Kuvendit ajo se “duhet të gjendet një kompromis”.
“Qysh vendos shumica brenda Kuvendit, edhe ne kemi me vendos ashtu”, tha ajo./Periskopi



