Duhet të flasim për këtë ndërhyrje të Fikayo Tomorit kundër Atalantas, edhe Paolo Maldini do t’ia kishte zili

Duhet të flasim për këtë ndërhyrje të Fikayo Tomorit kundër Atalantas, edhe Paolo Maldini do t’ia kishte zili

Milani ka shijuar një start brilant të sezonit 2021/22 në Serie A.

Skuadra e Stefano Piolit renditet në vendin e dytë në kampionatin italian me gjashtë fitore nga shtatë përballje.

Vetëm Napoli, e cila është triumfuese në secilën ndeshje të luajtur, ka bilanc më të mirë se ‘Rossonerët’, derisa po futemi në pushimin ndërkombëtar të tetorit, transmeton Periskopi.

Fitorja e fundit e Milanit erdhi të dielën e kaluar kundër Atalantas dhe ishte qartazi një paraqitje për komunikatë nga djelmoshat e Piolit.

Milani fitoi 3-2 në Bergamo, falë golave nga Davide Calabria, Sandro Tonali dhe Rafael Leao.

Milani duket shumë i fortë në të gjitha departamentet aktualisht, me partneritetin në qendër të mbrojtjes mes Fikayo Tomorit dhe Simon Kjaerit që po lulëzon.

Tomori po shkëlqen në Itali dhe, kundër Atalantas, dhuroi një ndërhyrje që do t’ia kishte zili edhe mbrojtësi legjendar, Paolo Maldini.

Matteo Pessina u duk se sigurtë do të shënonte ose do të asistonte kur u fut frikshëm në zonën e penalltisë, por Tomori arriti ta neutralizojë kundërshtarin me një ndërhyrje perfekte.

Shikoni ndërhyrjen e jashtëzakonshme më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: