“Duhet të ketë shumë shumë njerëz”, Gucati flet për organizimin e protestës më 17 shkurt

“Duhet të ketë shumë shumë njerëz”, Gucati flet për organizimin e protestës më 17 shkurt

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për protestën e 17 shkurtit, e cila do të organizohet në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë.

Gucati ka thënë se duhet të ketë shumë njerëz në protestë, aq sa s’duhet t’i zë as sheshi i Prishtinës, raporton Expres, transmeton Periskopi.

‘’Protesta e ka simbolikën e vete. Ne si qytetarë duhet me dalë, me iu bashkëngjit protestës, me pas shumë shumë shumë njerëz, mos me i nxanë sheshi si ma shkurt, Prishtina mos me i nxanë, na ka hije. Me tregu vetën edhe një herë qysh e kemi tregu vetën në gjithë protestat”, ka thënë ai./Periskopi/

Shpërndaje në: