Dukagjini-Malisheva, Gjilani-Ballkani dhe Prishtina-Llapi: Pjesët e para mbyllen me këto rezultate

Dukagjini-Malisheva, Gjilani-Ballkani dhe Prishtina-Llapi: Pjesët e para mbyllen me këto rezultate

Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet që kanë hapur javën e nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

Dukagjini dhe Malisheva e kanë mbyllur intervalin pa gola, 0-0, por malishevasit po luajnë me një lojtar më pak nga minuta e 11-të, pas përjashtimit të Hotit, shkruan Periskopi.

Me të njëjtin rezultat u mbyll 45-minutëshi i para edhe në takimin Gjilani-Ballkani.

Në përballjen tjetër, Prishtina po avancon 1-0 kundër Llapit, falë golit nga Besnik Krasniqi në minutën e 22-të nga penalltia. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: