Duket sikur po fluturon mbi fshesën me bisht, befason të gjithë me mashtrimin

Duket sikur po fluturon mbi fshesën me bisht, befason të gjithë me mashtrimin

Zach King nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, është i njohur për shfaqjet e tij në internet, derisa me të fundit që e realizoi, i ka befasuar edhe njohësit e mirë të iluzioneve.

Në shikim të parë, 29-vjeçari duket sikur fluturon mbi një fshesë me bisht, ndërsa kur ndalon shihet se ky mashtrim i thjeshtë optik është bërë me ndihmën e pasqyrës dhe një imitimit që ngjanë me këmbë.

“Refuzuan aplikimin tim në Hogwarts, por unë gjeta një mundësi se si të bëhem magjistar”, ka shkruar King, në videon ku shfaqet i veshur si Harry Potter.

Skatebordi mbi të cilin qëndronte, ia ndihmonte lëvizjen, derisa këmba protezë e bënte të dukej se vërtetë është i ulur mbi fshesë.

Këto pamje që i kanë befasuar të gjithë, me këtë mashtrim të thjeshtë optik, janë parë brenda katër ditësh, më se 2.1 miliardë herë.

Derisa, Zach King në TikTok i ka 28.2 milionë ndjekës, derisa në YouTube 5.14 ndjekës i përcjellin postimet e tij. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B53If8FA3TL/?utm_source=ig_embed

 

Shpërndaje në: