Durmishi: Projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, më i rëndësishëm se Rruga e Kombit

Durmishi: Projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, më i rëndësishëm se Rruga e Kombit

Zëvendësministri i Transportit, Hysen Durmishi, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë do të jetë më i rëndësishëm se Rruga e Kombit.

Ai ka shtuar se ky projekt do ta bëjë Prishtinën qendër të rrjetit hekurudhor në Ballkanin Perëndimorë.

“Do të jetë më i rëndësishëm se Rruga e Kombit. Sepse e bën Prishtinën qendër të transportit hekurudhor në Ballkanin Perëndimorë. Hekurudha e tanishme që është në Tivar e shkon deri në Beograd, ajo i do 13 orë që të arrijë në Beograd. Në momentin që do ta bëjmë hekurudhën nga Shkodra në Gjakovë, them kështu pasi është Durrës-Prishtinë dhe mallrat që shkonin në Tivar do të shfrytëzojnë portin në Shkodër, ose them kushtimisht Durrës deri në Prishtinë do të jetë shumë më e shpejtë. Shpejtësia do të jetë 80 kilometra në orë dhe do të arrijë për 1 orë e gjysmë nga Shkodra në Gjakovë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: