Dy autobusë me nxënës nga Prishtina dyshohet se janë helmuar në Mitrovicë

Dy autobusë me nxënës nga Prishtina dyshohet se janë helmuar në Mitrovicë

Të paktën 25 nxënës janë pranuar në Spitalin e Mitrovicës me dyshimin se janë helmuar. Ndërkohë, edhe djetra të tjerë janë duke u dërguar aty.

Bëhet fjalë për dy autobusë me nxënës që nga komuna e Prishtinës kanë shkuar në eskurzion në komunën e Mitrovicës.

Siç mëson Klankosova.tv të njëjtit janë helmuar në një restorant në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i QKMF-së, Fevzi Sulejmani.

“Dy autobusë janë duke i dërguar në spital”, tha ai.

Shpërndaje në: