Dy djemtë e rrahin prindin në Mitrovicë të Veriut, arrestohen

Dy djemtë e rrahin prindin në Mitrovicë të Veriut, arrestohen

Në Mitrovicë të Veriut, policia ka njoftuar se është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën në orën 16:00, teksa thuhet se dy meshkuj janë arrestuar për dhunë ndaj prindit të tyre.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se kanë ushtruar dhunë dhe e kanë kanosur prindin e tyre”.

“Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, tha PK-ja./Periskopi/

Shpërndaje në: