Dy ekzaminues të trupit të Astrit Deharit, më herët kanë bërë ekspertiza të gabuara

Dy ekzaminues të trupit të Astrit Deharit, më herët kanë bërë ekspertiza të gabuara

Naim Haliti akuzohej se kishte gabuar në cilësimin e lëndimeve të një viktime aksidenti, në këtë rast një vajze nga Gjilani.

Punë me institucionet e drejtësisë kishte edhe mjeku tjetër që ishte i përfshirë në obduksionin e Astrit Deharit, Flamur Blakaj.

Ekspertizën Blakaj dhe dy mjekë të tjerë e kishin bërë pa e parë fare pacienten N. Berisha, siç raporton gazeta ‘Zëri’ në tetor të këtij viti dhe ekspertiza e tyre ishte hedhur poshtë nga një ekspertizë e bërë në shtetin e Gjermanisë, duke demantuar vlerësimin e tyre.

Për arsye të tilla, shoqëria civile të premten u ka dërguar një letër Amnesty International, Human Rights Watch dhe Këshillit të Evropës, që të hetojnë urgjentisht vdekjen e Astrit Deharit, duke e cilësuar si një rast i cili dëshmon mosbesimin ndaj sistemit të drejtësisë.

Për raportin që është nxjerrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Hatixhe Latifi, njëra nga vëzhgueset e caktuara nga familja Dehari në autopsi, ka thënë të mos përkojë me atë që kanë parë atë ditë.

Në Vetëvendosje, ndër të tjera, flasin për mospërputhje në raportet mjekësore në trajtimin e Astrit Deharit, duke insistuar në një hetim të pavarur.

Shpërndaje në: