Dy fëmijë të dyshuar për thyerjen e xhamave të 11 autobusëve në Junik
Pronari tha se nuk dyshon në askënd, e madje fillimisht as policia nuk kishte arrestuar ndonjë të dyshuar.
Megjithatë, sipas raportit të sotëm 24-orësh, thuhet se të dyshuar në këtë rast janë dy fëmijë.
“Junik, 17.08.2025, 15:10, Lidhur me rastin janë identifikuar dy fëmijë. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe Qendra për Punë Sociale”, thuhet në raport.
Rasti është hapur si “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”./Periskopi/



