Dy mesazhet e përçudshme që i shkuan dje Kurtit nga Kosova në Bruksel

Dy mesazhet e përçudshme që i shkuan dje Kurtit nga Kosova në Bruksel

(tekst në rubrikën FUN)

Për takimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti me Aleksandër Vuçiqin, në Kosovë pati reagime – rëndom – edhe nga pak ironi duke kujtuar të kaluarën kundër negociatave të kryeministrit.

Mes interpretimesh të lloj-llojshme, pati edhe nga ato për fotografitë nga takimi, si prania e coca-colës dhe burgerëve në këtë tavolinë bisedimesh.

Por më të përçudshmet, ishin dy soh: njëra nga Hysamedin Feraj i Vetëvendosjes dhe Gëzim Mekuli.

Fotografinë e Kurtit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, z.Jens Stoltenberg, Feraj i VV-së e komentoi kështu, duke lënë një pjesë të madhe të popullit me gojëhapur.

Mbasi disa “të ditur” po lexojnë shenjat si fallxhoret filxhanin:

  • Mbrapa Albinit flamuri i NATO-s, mbrapa Vuçiqit flamuri i Serbisë.
  • Stoltenberg dhe Kurti me flamur të përbashkët, Vuçiqi me flamur të vetmuar.
  • Stoltenberg Kurtit: jemi të bashkuar! Vuçiqit: jemi të ndarë!

Ndërkohë, më epik, ishte përshkrimi i Gëzim Mekulit që mban një portal (sipas mundësive vetanake) me të cilin propagandon për Kurtin dhe Vetëvendosjes, duke shkruar kështu:

“Sot përfaqësuesi i Çubrilloviqit ballë për ballë me Rilindjen kombëtare.

Sot ideologu i Ivo Andriq ballë për ballë me Sami Frashërin.

Të dashur lexues,

Sot, pas 150 vjetësh Serbia fashiste po ndeshet me shpirtërat humane e patriotike të Vaso Pashë Shkodranit, Ndre Mjedës e të Konstantin Kristoforidhit.

Sot në Bruksel dreqi para engjullit.

Sot flet krimineli para demokratit, dhe Europa e dëgjon dhe e lëmon.

Sot po nderohet Mihail Grameno, Qerqiz Topulli, Mujo Ulqinaku, Bajram Curri, Shote dhe Azem Galica, Adem Jashari e Enver Zymberi.

Sot po mbrohet kombi, e jo veq veriu i Kosovës.

Sot demokracia kundër diktaturës.

Shiko fotografinë, i dashur lexues: edhe lulja i’a kthen shpinën dreqit. Lulja do oksigjen, e do dritën dhe diellin, jo errësiren, jo natën e dioksidkarbonin!

Për disa gazetarë të njohur në vendin tonë, ky është një servilizëm i nivelit të lartë”

 

Parim Olluri i Insajderit, pati një kërkesë ironike ndaj Qeverisë, duke i kërkuar ta themelonte Zyrën për Servilët.

“Meqe serviliteti ndaj pushtetit eshte tejet i perhapur ne shoqeri, do te ishte mire qe Qeveria me themelu nje Zyre te Kujdesit per Servilet.

Ne rastet sikurse sot qe eskaloi Gezim Mekuli, dikush nga ZKS-ja e therret per konsultim.

Ia bene disa pyetje: A je mire, o vella? Mos je kah nine zana? Buke a mujte me hanger gjate dites? A ki nevoj me ta dergu dikend me te ba muhabet?”, shkruan Olluri.

Gazetari Berat Buzhala, ndërkohë shkruan kështu:

“Na qe kohe pas kohe i kemi mbeshtete qeverite e kaluara, ato qe e kane çliru Kosoven edhe qe e kane shpalle pavaresine, duhmi me majte shenime kur t’i lexojme servilat e Kurtit. Qishtu mbrohet lideri qe kurre kurrgjo ne jete nuk ka bo. Ne na vijke kapak marre. Nihere i mbrojshim 10 here i shajshim”.

Për postimin e Ferajt, si duket u habit edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Ka pasë thanë një i ditur para shumë kohe, gjithësia edhe ndoshta ka fund, po injoranca e njeriut është definitivisht e pafund”, shkruan ajo për këtë postim të zotit Feraj.

Kujtojmë se dje në Bruksel, u zhvillua një takim i gjatë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në praninë e z.Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell. Sipas këtij të fundit, dje nuk u arrit asnjë marrëveshje, por se ‘takimi ishte përpjekje për shtensionimin e situatës së krijuar së fundmi mes dy vendeve’.

Diçka më shumë – rreth këtij takimi – nuk di askush./Periskopi/

 

Shpërndaje në: