Dy mjekë infektohen me koronavirus në Lipjan

Periskopi.com Lajme

Në Lipjan janë 21 raste aktive me koronavirus, prej tyre edhe mjek e staf mjekësor. Të infektuar me COVID-19 një kardiolog dhe një mjek i Shtëpisë së Shëndetit në Lipjan.

Rastin për Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës, Diamant Bytyçi i cili ka thënë se do të testohen personat që kanë pasur kontakt më të infektuarit.

Bytyçi tutje ka shtuar se në Lipjan deri më tani janë infektuar me koronavirus 40 persona, prej tyre 21 raste janë raste aktive.

Sipas tij, personat e infektuar së fundi kanë qenë punëtorë të Ujësjellësit, PTK-së si dhe staf mjekësor.

“Po, mbrëmë i kemi pas dy raste të reja. Tani në total i kemi 40 raste, 19 janë të shëruar dhe 21 raste janë aktive. Prej këtyre rasteve kemi pas raste prej stafit mjekësor, po ashtu edhe kompanive publike si Ujësjellësi dhe PTK-ja, tani ata janë të shëruar. Prej stafit mjekësor ka që janë të Lipjanit, por punojnë në Prishtinë janë dy raste. Po, një mjek në ambulancë është infektuar, i njëjti punon edhe në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyçi për Gazetën Sinjali.

Në javët e fundit numri i personave të prekur me koronavirus është rritur dukshëm, një pjesë e tyre janë punëtorë të institucioneve publike dhe private.

Shpërndaje në: