Dy persona të zhdukur brenda dy ditëve në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

Dy persona të zhdukur brenda dy ditëve në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë ditëve të fundit në dy qytete të Kosovës.

Rasti i parë ndodhi në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku një burrë ka njoftuar policinë se djali i tij ka dalë nga shtëpia të hënën rreth orës 21:00 dhe prej atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti tjetër ndodhi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, ku një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. /Periskopi

Shpërndaje në: