“Dy plumba në kokë”, rrëfimi i kameramanit që e filmoi ekzekutimin e Elfete Humollit

“Dy plumba në kokë”, rrëfimi i kameramanit që e filmoi ekzekutimin e Elfete Humollit

Në 36-vjetorin e vrasjes së dëshmores së kombit, Elfete Humolli, kameramani boshnjak Sulejman Mullaomeroviq dha një rrëfim ku tregoi se si e filmoi ekzekutimin e saj.

Ai shpjegoi se njerëzit kishin maska në fytyrë, pasi policë nga e gjithë Jugosllavia ishin të pranishëm dhe ata përdornin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

“Sikur gjithë të tjerët sapo u zgjuam e përcollëm cka po thonë gazetat, kurse unë që isha në Hotelin Grand kisha burime të besueshme nga zotëriu Albert Mirdita, i cili më tha se sot situata më e keqe do të jetë në Podujevë dhe se duhet të shkojmë atje për të filmuar. Unë në atë kohë kam punuar për Televizionin e Sarajevës”.

“Unë kisha një tonist dhe vozitësin dhe kur po shkonim të drejtim të Podujevës pamë që kishte demonstrata anash rrugës në fshatin Lupç i Poshtëm , nuk e dija atëherë që quhej kështu. Njerëzit kishin lloj maskash në fytyrë sepse policët nga e gjithë Jugosllavia, ishin të pranishëm aty dhe ata gjuanin gaz lotsjellës . Mendoj se i kemi bërë dy tri intervista me disa djem që po protestonin dhe nuk kemi qëndruar shumë aty sepse shkuam për Podujevë, ku ndodhnin demonstrata të mëdha”, tha ai në Klan Kosova.

Kameramani kujtoi se kishte protesta, goma të djegura dhe një mjet policor që ishte i ngjashëm me tankun.

“Me kujtohej rruga kur arrin në Podujevë nga Prishtina, kurse unë shkova ka ana tjetër që i është dalja nga Podujeva . Kishte protesta , goma të djegura në rrugë . Ishte aty një mjet policor që është i ngjashëm me tankun , por që e ka tytën për gjuajtje. Më thirri një polic që ishte veshur me uniformë ushtarake Më urdhëroi që ta nxjerrë kamerën dhe kasetën ku ishte xhirimi. Dhe më pyet se çka po bënë këtu ? Unë i thashë jam i akredituar dhe po e kryej punën time dhe se askush nuk më ka urdhëruar të shkoj aty. Në atë moment dikush që ishte brenda mjetit policor i thotë këtij policit” Lëre këtë të shkoj është i joni, nga të folurit e vërejta se ai polic është nga Bosnja, i cili më njohu mua sepse unë në rini isha sportist aktiv”.

“Kështu që me gjasë edhe këta specialët me njihnin dhe pastaj polici që më ndali ma ktheu kasetën dhe ne shkojmë në qendër të Podujevës në atë moment tanket dolën në rrugë dhe hodhën aq shumë gazlotsjellës sa që ne nuk kishim mundësi të bënim asgjë. I filmova disa pamje se si gjuhej gazi lotjsellës . Më kujtohen fort mirë ato skena dhe kryetar i kryesisë së Jugosllavisë atë botë ka qenë Raif Dizdareviq”, u shpreh ai.

Mullaomeroviq ka përshkruar edhe rrugën derisa ktheheshin në Prishtinë.

“Derisa ktheheshim në Prishtinë sërish ishim afër atyre demonstruesve që i kishim takuar kur erdhëm. Ata po qëndronin skaj rrugës. Dhe ne në magjistralen në fjalë po e përcjellnim një kolonë masive të mjeteve ushtarake në lëvizje. Pra derisa po ktheheshim prapa asaj kolone neve na u dash që të ndalemi sepse policët po qëllonin , njëri në ajër e tjetri në drejtim të popullit. Dhe e kujtoj që barrikada nuk kishte në rrugë. Unë dhe Dino, dolëm nga makina dhe i tham Ramizit dërgoje fëmijën e goditur në spital ishin aty edhe dy veta dhe në kësi raste s ke çka duhet shpejtësi dhe nuk keni kohë të bisedoni kush je çka je”, vazhdoi ai.

Kameramani gjithashtu kujtoi se Elfete Humolli ka pasur dy plumba në kokë.

“Unë e kam të filmuar dërgimin e fëmijes në spital, dhe kam pritur anash aty në rrugë. Kur e kanë dërguar në Spitalin në Prishtinë, mjeku i ka thënë Ramizit, vozitësit tim Ik diku sepse do kesh probleme. Ai pastaj u kthye te ne që po e prisnim në Lupq të Poshtëm. E kujtoj qysh Elfete Humolli ka pas dy plumba në kokë. Pastaj u kthyem në Prishtinë , dhe kur unë shkova të Televizion të Prishtinë më lajmëruan se ajo ka vdekur , pra e kanë vrarë dhe unë e posedoja atë filmim që e montuam dhe e dërguam në Sarajavë”.

“Aty kishte ekipe nga gjithandej, Zagrebi, Beogradi, ZDF i Gjermanisë, të cilët kur e panë filmimin tim, një gjerman nxori kuletën dhe më tha sa para do që të ma japësh këtë video. Por ky i njëjti kishte filmuar protesta aq masive atëbotë me 100 mijë pjesëmarrës dhe në i ndërruam videot. I thashë po ta ofroj këtë nëse kjo do të ndihmoj popullin e Kosovës dhe se nuk e shes materialin sepse nuk bëjë kështu”.

“Kemi kaluar natën në Prishtinë, po ashtu unë e dhashë një deklaratë për Televizionin e Prishtinës, ku thashë se asnjë barrikadë nuk kishte në rrugë dhe se njerëzit kanë demonstruar anash rrugës. Tregova se kam xhirimet nga Podujeva çka ndodhi. Mendoj se me këtë rast edhe ka nisur Lufta e përgjakshme. Të nesërmen njerëzit nga Lupçi i Poshtëm, na ftuan neve që të shkojmë të ta në shtëpi. Unë kam ndje shumë me atë familje sepse unë i kam tri vajza , më e madhja më është plagosur rëndë gjatë rrethimit të Sarajevës dhe gruaja ime po ashtu”, përfundoi ai./Periskopi

Shpërndaje në: