Dy serbë tentojnë të futen me teste të falsifikuara PCR në Kosovë, ndalohen nga Policia

Dy serbë tentojnë të futen me teste të falsifikuara PCR në Kosovë, ndalohen nga Policia

Dy serbë janë ndaluar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit tentuan ta kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin në Bërnjak.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30.

Indeksonline mëson se arsyeja e ndaljes së serbëve ishte testet e falsifikuara të PCR. Kësisoj, ata tentuan që me këto dokumente të futen në Kosovë.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, rastet u hapën për falsifikimin e dokumenteve në procedurën e rregullt.

Dy qytetarëve serb iu refuzua hyrja në RKS.

Shpërndaje në: