Dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje në Prishtinë

Dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar në dy raste të ndara për armëmbajtje pa leje në Prishtinë.

Në rastin e parë, Policia bën të ditur se i dyshuari ka ekspozuar një armë zjarri, e cila pasi është prangosur, u konfiskua.

Ndërsa në rastin e dytë, të dyshuarit i janë gjetur pistoleta dhe 7 shtatë fishekë pas kontrollit në çantën e tij të krahut.

Njoftimi i Policisë:

Prishtinë/ 04.11.2025-00:22. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ekspozuar një armë zjarri, lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa arma është konfiskuar.

Prishtinë /04.11.2025-14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  që gjatë kontrollit në çantën e krahut i është gjetur dhe konfiskuar një armë-pistoletë me shtatë copë fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Periskopi/

Shpërndaje në: