Dy të arrestuar për vrasjen në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar për vrasjen e të shtunës në një hotel në “Arbëri” në Prishtinë. Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se personat me inicialet A.M dhe M.M. janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vrasje të rëndë në një hotel në Prishtinë.
“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave A.M dhe M.M , nën masat e sigurisë nga Polica, pasi që gjinden në trajtim mjekësorë. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “ Vrasje e rëndë”, sipas KPRK-së”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, për “Betimi për Drejtësi.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur nga plagët e marra me armë zjarri dhe dy të tjerë janë lënduar me mjet të mbrehtë në një hotel në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Sipas Policisë, dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë konfirmuar se njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda.
“Kemi dy të plagosur në Qendrën Emergjente me armë të ftohët, mjet shpues, njëri është më rëndë, dhe do të vazhdojë tretmanin në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, kurse tjetri do të lirohet për procedura policore”, ka thënë drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.