Dy të vdekur nga të shtënat në Arizona, mbyllet vendvotimi

Dy të vdekur nga të shtënat në Arizona, mbyllet vendvotimi

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se para pak minutash ka ndodhur një incident i armatosur afër një vendvotimi në Arizona, SHBA.

Sipas Reuters, vendvotimi në Azusa, California, është mbyllur pasi të shtëna me armë zjarri janë raportuar në afërsi, transmeton Koha.net.

Deri më tani raportohet për dy viktima, raporton gazetari i CNN-it.

Ndërkaq, LATimes raporton se policia ka reaguar ndaj këtij rasti, duke theksuar se së paku katër persona janë qëlluar.

Policia në Los Angeles ka thënë se një i dyshuar është i armatosur rëndë.

“Është një gjendje mjaftë kritike”, ka thënë policia.

Sipas mediave, katër persona janë duke u trajtuar me lëndime, por nuk specifikohet gjendja e tyre shëndetësore e as shkaktarët e lëndimit të tyre.

Shpërndaje në: