Dy zyrtarë policorë në Mitrovicë të Jugut suspendohen për 72 orë, dyshohen për shkelje disiplinore
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy zyrtarë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut janë suspenduar përkohësisht nga detyra, me vendim të Drejtorit Rajonal të Policisë, transmeton Periskopi.
Sipas komunikatës zyrtare, masa e suspendimit për 72 orë është marrë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, më 3 maj 2025, si një veprim fillestar ndaj dyshimeve për përfshirjen e tyre në shkelje disiplinore.



