Dyshimet për manipulim me vota në Prizren: Ndalohen për 48 orë personat e shoqëruar në Polici
Policia e Kosovës ka konfirmuar se, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po zhvillon një operacion lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.
Sinjali më herët nga burime të besueshme ka bërë të ditur se është konfirmuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të gjithë personat e shoqëruar sot në Polici, në kuadër të hetimeve për manipulim të procesit të votimit në Prizren, ku mijëra vota dyshohet se janë transferuar nga një kandidat për deputet tek tjetri, përcjell Periskopi.
Kujtojmë se lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, major Luljeta Mehmeti, e cila njoftoi:
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave. Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni pas përfundimit të tij,” njoftoi ajo.
Dyshime për manipulim votash, Policia e konfirmon se po kryhen bastisje në Prizren



