Dyshimet për manipulim të votave në Gjilan, intervistohet 14 persona
14 persona janë intervistuar në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.
Lajmin për Periskopin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonale e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Janë intervistuar 14 persona dhe varësisht nga të gjeturat, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë”, tha ai./Periskopi



