Dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë të Jugut: PDK mban konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media, raporton Periskopi.
Sipas njoftimit, para mediave do të flas Përparim Gruda lidhur me zhvillimet e fundit në Mitrovicë të Jugut.
Njoftimi:
Ftesë për Media
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, do të mbajë sot një konferencë për media lidhur me zhvillimet e fundit dhe situatën paszgjedhore në Mitrovicë.
Koha: 12:00
Vendi: Selia qendrore e PDK-së
Në konferencë do të paraqiten qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë dhe hapat institucionalë që po ndërmerren për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve.



