Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje

Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje

Gjatë mbrëmjes së sotme Policia e Kosovës ka pranuar informatë për një mjet të dyshuar në rrugën ‘’Zija Shemsiu’’ në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga Enis Pllana- zëdhënës i Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës.

Sipas Pllanës me të marrur informatën, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes, ka shtuar Pllana./Periskopi/

Shpërndaje në: