Dyshohet se gjyshërit ushtruan dhunë ndaj mbesës së mitur në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka liruar në procedurë të rregullt një burrë në Mitrovicë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj mbesës së tij të mitur.
Rasti është cilësuar si “dhunë në familje“ dhe thuhet se ka ndodhur më 1 dhjetor ndërkohë që është raportuar të hënën.
“Më 08.12.2025, është raportuar se gjyshërit, ndaj viktimës së mitur femër kosovare (mbesës), kanë përdorë dhunë. I dyshuari është paraqitur në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt“, thuhet në raportin policor./Periskopi/



