Dyshohet se në burgun e Lipjanit një i mitur me probleme mendore është djegur, prindi: Fëmija më është bërë shkrum

Dyshohet se në burgun e Lipjanit një i mitur me probleme mendore është djegur, prindi: Fëmija më është bërë shkrum

S.K, prindi i një të mituri të dënuar për dhunim, i cili është me probleme mendore, ka thënë se djali i tij është djegur para rreth një jave brenda Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan.

16-vjeçari P.K ndodhet në vuajtje të dënimit pasi është shpallur fajtor për dhunimin e një të miture.

Babai i tij S.K., në një deklarim për Paparacin, e ka akuzuar drejtorin e burgut për tentim të fshehjes së rastit të djegies së djalit të tij të mitur brenda burgur.

Ai e ka akuzuar edhe trupin gjykues për burgosjen e djalit të tij të mitur.

 

Shpërndaje në: