E ardhmja e Dembeles mund të jetë te Chelsea

Periskopi.com Sporti

E ardhmja e Ousmane Dembele është në dyshim të madh te Barcelona për shkak se lojtari ende nuk ka shprehur gatishmëri ta vazhduar kontratën.

Forma e Dembeles në “Camp Nou” nuk ka qenë asnjëherë në nivelin e duhur, e përcjellur me shumë lëndime, duke mos harruar edhe disa probleme të shkaktuara nga vet lojtari sidomos në fillim të aventurës së tij në La Liga, përcjellë KosovaPress.

Barcelona mbetet me shpresë kur bëhet fjalë për vazhdimin e kontratës me Ousmane Dembelen, por “Mundo Deportivo” pretendon se Chelsea ka shprehur interesim për të dhe është i gatshëm të ofrojë një pagë të lartë për francezin.

Dembele do të ishte lojtar i lirë ne verën e vitit të ardhshëm nëse nuk e vazhdon kontratën.