E arrestuan në mënyrë të papërshtatshme pornostaren që akuzoi Trumpin – Pesë policë e pësojnë keq
Policia në qytetin amerikan të Columbusit ka thënë që pesë zyrtarë policorë po përballen me masa disiplinore pas bastisjes së bërë ndaj porno-yllit Stormy Daniels vitin e kaluar.
Departamenti tha që këta zyrtarë mund të përballen me dënime, prej vërejtjes e deri te pushimi nga puna. Ata janë të rangjeve të ndryshme, prej komandantit, lejtnantit, rreshterit dhe dy oficerë.
Një hetim i brendshëm policor në lidhje me arrestimin e Danielsit – emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford – erdhi në përfundimin që ai aksion nuk kishte qenë në përputhje me politikat e divizionit, edhe pse nuk gjeti “prova direkte” për motivacion politik nga oficerët e përfshirë, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Bëhet e ditur se oficerët kishin hyrë brenda klubit të striptizit Sirens, në Columbus të Ohios, duke u shfaqur si dy çifte në korrik të 2018-s.
Clifford ishte arretuar nën dyshimin se e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme njërin prej policëve që po vepronte “undercover”.
Sipas këtij hetimi nga policia, policët e Columbusit kishin vizituar në mënyrë të fshehtë klubin Sirens – për të parë nëse kishte pasur shenja të trafikimit me njerëz, shitjeve të drogës, shitjes së pijeve alkoolike për të miturit dhe të prostitucionit.
Cliffordi kishte marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare pasi e kishte akuzuar publikisht presidentin Donald Trump për ngacmim seksual. /Periskopi



