E besoni këtë – Gjiganti anglez i futet garës për Ronaldon

Periskopi.com Sporti

E ardhmja e Cristiano Ronaldo te Manchester United nuk është e sigurt.

Së fundi është raportuar se sulmuesi portugez e ka kërkuar largimin nga “Old Trafford”, vetëm një sezon pas rikthimit të tij.

Ronaldo thuhet se dëshiron që 20 herë kampionët e Anglisë të pranojnë largimin e tij nëse marrin një ofertë “të kënaqshme”.

Dhe, sipas “The Sun”, është Chelsea që po udhëheq garën për transferimin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Pronari i ri i klubit nga Londra, Todd Boehly, thuhet se ka hedhur idenë që Ronaldo të bëjë një lëvizje të bujshme në “Stamford Bridge” gjatë një takimi me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes.

“Blutë” mund t’i ofrojnë 37-vjeçarit mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve, pasi që vetë lojtarit besohet se dëshiron ende të luajë në këtë garë.

Ndryshe, kontrata e Cristiano Ronaldos me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor 2023. Në marrëveshje ekziston edhe opsioni për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit më shumë.