E bujshme: Gjyqtari kosovar drejton ndeshjen Man United – AZ Alkmar në Europa League

E bujshme: Gjyqtari kosovar drejton ndeshjen Man United – AZ Alkmar në Europa League

Bekim Zogaj të enjten mbrëma do të ndan drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Manchester United dhe AZ Alkmar në Old Trafford.

Zogaj, i cili është gjyqtar anësor është deleguar për këtë ndeshje e cila do të jetë e fundit për fazën e grupeve.

Djelmoshat e Ole Gunnar Solskjaer tashmë e kanë siguruar kualifikimin dhe priten të luajnë me futbollistë të rinj.Sandro Scharer do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësi tjetër i tij përveç Zogajt do të jetë Stephane Almeida. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: