E dërgoi me dhunë në shtëpi dhe e dhunoi tri herë të miturën, kërkohet paraburgim për burrin nga Juniku

E dërgoi me dhunë në shtëpi dhe e dhunoi tri herë të miturën, kërkohet paraburgim për burrin nga Juniku

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit një të dyshuari për dhunim.

Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se në mes të datave 3 dhe 5 maj, me përdorim të forcës e ka detyruar një të mitur që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj.

“I pandehuri fillimisht e takon dhe përshëndet të dëmtuarën në rrugë, por e njëjta nuk ndalon dhe vazhdon rrugën, ndërsa i pandehuri e përcjell dhe përsëri e takon të dëmtuarën duke e ftuar për kafe në një lokal në Gjakovë. Pasi qëndrojnë për një kohë në lokal, i pandehuri më pas e fut të dëmtuarën në automjet dhe e dërgon në shtëpinë e tij në Junik, dhe gjatë qëndrimit në shtëpi i pandehuri me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e saj tri herë kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, derisa e dëmtuara arrin që të del nga dritarja e shtëpisë, largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqet rastin në polici”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I dyshuari gjendet në ndalim nga 11 maji, derisa prokuroi ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Shpërndaje në: